KRYEFAQJA » LAJME » FIFA: Komision special për rrogën e presidentit Infantino
FIFA: Komision special për rrogën e presidentit Infantino
EPA/JOSE MENDEZ

FIFA: Komision special për rrogën e presidentit Infantino

Do të mblidhet javën e ardhshme një komision special i caktuar që të përcaktojë rrogën e presidentit të ri të FIFA-s, Gianni Infantino. Pasuesi i Joseph Blatter në drejtimin e federatës botërore të futbollit ka në fakt prej gjashtë muajsh që nuk merr rrogë, në pritje që kjo çështje të zgjidhet.

I njëjti komision duhet të punojë edhe për përcaktimin e rrogës së drejtorit të përgjithshëm, Fatma Samoura, dhe për pjesëtarët e tjerë të Këshillit të FIFA-s.

Çështja e rrogës së presidentit ka kohë që është një arsye debatesh në FIFA, mbi të gjitha për shkak të sekretësisë që ka mbizotëruar prej vitesh nga ana e Blatter, i cili më pas u detyrua që të hiqte dorë si shkak i asaj pagese prej dy milionë frangash zvicerane për presidentin e UEFA-s të asaj kohe, Michel Platini, për disa këshilla të vjetra, por edhe për akuzat, që akoma nuk janë qartësuar, për korrupsion.