KRYEFAQJA » LAJME » FIFA: Muzeut të Futbollit Botëror i shtohen dy fanela
FIFA: Muzeut të Futbollit Botëror i shtohen dy fanela

FIFA: Muzeut të Futbollit Botëror i shtohen dy fanela

Në zemër të Muzeut të Futbollit Botëror të FIFA-s gjendet dhe “Ylberi” (The Rainbow). Selia e fanelave të të gjitha federatave (211) anëtare të FIFA-s. Në këtë ylber janë shtuar edhe dy fanela të tjera ajo e Kosovës dhe e Gjibraltarit, që tani duket i plotësuar.

Shtëpia e fanelave nga të gjitha federatat anëtare të FIFA-s, është në qendër të skenës kur ju hyni ne Muzeun e Futbollit Botëror të FIFA-s. Që kur Kosova dhe Gjibraltari u bënë zyrtarisht në majin 2016 anëtare të reja të FIFA-s, u krijuan dy hapësira të reja për t’u mbushur. Delegacionet e dy federatave të reja shkuan në Zyrih dhe paraqitën fanelën zyrtare kur luajnë ndeshjet në shtëpi. Tani me 211 fanela të shfaqura, ylberi është i plotë përsëri.