KRYEFAQJA » LAJME » FIFA, Platini tërheq kandidaturën për president
FIFA, Platini tërheq kandidaturën për president

FIFA, Platini tërheq kandidaturën për president

Ish presidenti i dënuar i UEFA-s Mishel Platini ka tërhequr kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në FIFA-s që do të mbahen më 26 shkurt të këtij viti. “Kam tërhequr kandidaturën time. Nuk mundem që më të vazhdoj në këtë garë. Nuk kam kohë as të shoh votuesit, as të takohem me njerëz e as të luftoj me të tjerët” i ka deklaruar ai gazetes “L’Equipe”.
Platini, që ka drejtuar institucionin më të lartë të futbollit në Evropë (UEFA), është dënuar me tetë vjet përjashtim nga të gjitha aktivitetet në futboll nga Komiteti Etik i FIFA-s më 21 dhjetor, së bashku me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter. Ata janë dënuar për një pagesë të cilësuar të pandershme prej 1.8 milionë eurosh që Blater i ka paguar Platinisë para disa vitesh. Zgjedhjet për presidentin e ri të FIFA-s do të zhvillohen në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet në Zyrih. Në garë për këtë post janë pesë kandidatë.