KRYEFAQJA » LAJME » FIFA: Rashica, Meha, Rrahmani, Ujkani mund të luajnë me Kosovën
FIFA: Rashica, Meha, Rrahmani, Ujkani mund të luajnë me Kosovën

FIFA: Rashica, Meha, Rrahmani, Ujkani mund të luajnë me Kosovën

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, para pak minutash ka njoftuar se i jep leje futbollistëve të tjerë të Kosovës se mund të luajnë kundër Finlandës në Turku në ndeshjen e parë të tyre për kualifikimin në kampionatin botëror Rusi 2018.

Milot Rashica, Alban Meha, Amir Rrahmani dhe Samir Ujkani kanë marrë miratimin e FIFA-s për të qënë lojtarë kryesorë të Kosoves kundër Finlandës. Burime nga Federata e Futbollit e Kosovës pohojnë se FIFA do ti lejojë të gjithë futbollistët për të qenë pjesë e përfaqësueses, vendim që pritet të konfirmohet së shpejti.