KRYEFAQJA » LAJME » FIFA: Valcke pushohet nga puna
FIFA: Valcke pushohet nga puna

FIFA: Valcke pushohet nga puna

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jérôme Valcke është pushuar nga puna nga organi më i lartë i futbollit botëror. Megjithatë francezi ishtë i pezulluar nga detyra e tij që nga 17 shtatori i shkuar si rrjedhojë e skandalit të shitjes në treg të zi të biletave.

Përveç kësaj, javën e shkuar, Komisioni Etik i FIFA-s kishte hapur zyrtarisht një proçedurë në të cilën kërkohej një përjashtim për nëntë vjet nga çdo veprimtari që ka lidhje me botën e futbollit.

Valcke, 55 vjeç, ishte në detyrë që në vitin 2007.