KRYEFAQJA » LAJME » FIFA, zgjidhet sot presidenti i ri
fifa presidenti i ri zyrih zvicer sep blater futboll lajme sport

FIFA, zgjidhet sot presidenti i ri

FIFA do të zgjedhë sot presidentin e ri të saj. Në Zyrih të Zvicrës kanë nisur punimet e kongresit të jashtëzakonshëm për të përcaktuar emrin e kreut të ri të këtij organizmi. Pas përjashtimit përjetë nga bota e sportit e ish-presidentit të mëparshëm, Sep Blater, janë 5 kandidaturat që do të paraqesin sot në Zyrih platformat e tyre për t’u zgjedhur në krye të FIFA-s. Midis tyre, Sheiku I Bahrein Salman Al Khalifa dhe ish-sekretari i UEFA-s, Xhani Infantino janë dy kandidatët kryesorë për këtë post, kundrejt tre kandidaturave të tjera, francezit Zherom Shampanj, jugafrikanit Tokio Seksueill dhe princit të Jordanisë Ali. Midis kandidatëve nuk figuron as emri i Mishel Platini, ish-presidentit të UEFA-s, edhe ai i përjashtuar përjetë nga bota e sportit, me akuzat për korrupsion. Votuesit prezent në sallë janë 209, të cilët me 50% të votave +1 do të zgjedhin presidentin e ri të FIFA-s.