KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fijon drejt zgjedhjeve presidenciale
Fijon drejt zgjedhjeve presidenciale

Fijon drejt zgjedhjeve presidenciale

“Fitorja më përket”, e filloi fjalimin e tij të dielën në mbrëmje Fransua Fijon, fituesi i zgjedhjeve paraprake të së djathtës, duke shprehur kënaqësinë për “një fitore themelore, e ndërtuar mbi bindje”.
Kandidati i të djathtës në zgjedhjet presidenciale u shpreh për herë të parë të dielën në mbrëmje pas fitores në turin e dytë të zgjedhjeve paraprake. Përpara përkrahësve, sigurisht të papërmbajtur nga gëzimi, ish-kryeministri, i cili mori rreth 70 përqind të votave, u shpreh haptas: “Fitorja më përket dhe kjo është një fitore themelore e mbështetur në bindje. Që prej tre vjetësh vazhdova të takohem me francezë. E ndjeva këtë dallgë që i shkatërroi të gjithë skenarët e parapërgatitur. Përpjekjet e mia u kuptuan”, shprehu kënaqësinë ai mes brohorive.
“Zgjedhësit e të djathtës dhe të qendrës gjetën tek përpjekje e mia vlerat e francezëve me të cilat ata janë të lidhur “, u shpreh ai. Mes thirrjeve “Fijon president”, ish-kryeministri i qeverisë Nicolas Sarkozi deklaroi gjithashtu se ka për detyrë të mposhtë kundërshtimin ndaj përparimit dhe demagogjine, duke theksuar se “e majta është dështmi, ekstremi i djathtë është falimentimi”.
“Do të kisha nevojë për të gjthë”, theksoi deputeti i Parisit duke “u lënë takim të gjithë atyre që janë krenarë që janë francezë”. “Kam një vlerësim të veçantë për Nicolas Sarkozi. Dhe i dërgoj Alen Zhype një mesazh miqësie, vlerësimi dhe respekti. Alen është një burrë shteti dhe do të mbetet i tillë. Asnjë kandidat nuk u tregua i padenjë. U shtrij dorën të gjithë atyre që duan t’i shërbejnë vendit”, theksoi ai.