KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Filadelfia, vendoset tatim për pijet e gazuara dhe me sheqer
Filadelifia, vendoset tatim për pijet e gazuara dhe me sheqer

Filadelfia, vendoset tatim për pijet e gazuara dhe me sheqer

Filadelfia u bë qyteti i parë amerikan ku u vendos tatim për pijet e gazuara dhe ato që përmbajnë sheqer. Këshilli i qytetit të Filadelfias miratoi tatimin prej 50 centëve për litër. Pas këtij vendimi pakoja tradicionale e kanoçes prej 330 mililitrash do të kushtojë 18 cent më shumë.
Tatimi shtesë do të fillojë të paguhet prej 1 janarit të vitit 2017, ndërsa nga kjo masë pritet të grumbullohen 90 milionë dollarë në vit. Të ardhurat do të dedikohen për shkollat shtetërore, kopështet dhe institucionet e tjera publike.
Ky vendim është një goditje e fortë ndaj industrisë së fuqishme të lëngjeve të gazuara të cilët ndërmorën një fushatë milionëshe për ta penguar vendosjen e këtij tatimi.
Vendimi ka për qëllim që t’i nxisi njerëzit të përdorin ushqim të shëndetshëm. Sëmundja e diabetit dhe pesha e shtuar janë probleme gjithnjë e më të mëdha në SHBA.