KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Filipine, ekzekutohet pengu kanadez

Filipine, ekzekutohet pengu kanadez

Robert Hall, një shtetas kanadez i cili prej shtatorit të vitit të kaluar ishte peng i grupit terrorist Abu Sayyaf në Filipine është ekzekutuar. Hall ishte marrë peng bashkë me tre persona të tjerë, një kanadez, një filipinas dhe një norvegjez. Mediat raportojnë se ekzekutimi i tij ka ardhur pas përfundimit të afatit të vendosur nga terroristët të cilët kërkonin një shumë të konsiderueshme parash për lirimin e pengjeve. Ka qenë kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili konfirmoi edhe lajmin e ekzekutimit. “Me keqardhje kam arsye të besoj se një shtetas kanadez, Robert Hall, i cili mbahej peng në Filipine prej 21 shtatorit 2015 është vrarë nga rrëmbyesit e tij”, ka deklaruar Trudeau.