KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Filipine, presidenti Duterte: I gatshëm për dialog me Kinën
filipine, duterte

Filipine, presidenti Duterte: I gatshëm për dialog me Kinën

Presidenti i zgjedhur i Filipineve, Rodrigo Duterte po ndryshon kursin e politikës së qeverisë së mëparshme. Duterte është shprehur i hapur për bisedime të drejtëpërdrejta me Pekinin për disa territore, çështje mjaft delikate në Detin e Kinës Jugore. “Avokati 71 vjeçar, i cili fitoi bindshëm në zgjedhjet presidenciale të së martës është i gatshëm për krijimin e parneriteteve me Kinën për shfrytëzimin e gazit dhe naftës që gjenden në këtë zonë, duke shqyrtuar mundësinë e sistemeve të menaxhimit të përbashkët të peshkimit”, deklaroi zëdhënësi i presidentit. Nën presidencën e Benigno Aquino, marrëdhëniet dypalëshe ishin përkeqësuar ndjeshëm.