KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fillimi i Ramazanit, presidenti Obama bën thirrje për pranimin e më shumë refugjatëve
obama

Fillimi i Ramazanit, presidenti Obama bën thirrje për pranimin e më shumë refugjatëve

Presidenti amerikan, Barak Obama, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar myslimanët të cilët ikin nga lufta dhe varfëria. Ai ka thënë se shumë myslimanë nuk do të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë Ramazanit, duke shijuar komoditetin që ofron shtëpia e tyre ose nuk do të mund të festojnë Bajramin bashkë me fëmijët e tyre. Obama ka nxitur administratën e tij të pranojë 10 mijë refugjatë në SHBA deri në fillim të tetorit, por kontrollet e komplikuara të sigurisë kanë rezultuar me vetëm 2 mijë e 500 të pranuar deri më sot. Premtimi i presidentit amerikan është një përgjigje ndaj krizës globale të refugjatëve e nxitur kryesisht nga konflikti mbi pesë-vjeçar në Siri.