KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Filllon forumi ekonomik botëror i 44-të në Davos të Zvicrës

Filllon forumi ekonomik botëror i 44-të në Davos të Zvicrës

Rreth 2.500 pjesemarrës nga më shumë se 100 vende, mes të cilëve 40 presidente shtetesh do të marrin pjesë në Forumin botëror ekonomik që u hap sot në Davos të Zvicrës. Tema e këtij viti është “Mbizotërimi i revolucionit të katërt industrial”, i shkaktuar nga risitë e shpejta dhe masive në fushat si robotika, dronet, printimet 3D dhe bioteknologjitë. Themeluesi i Forumit botëror ekonomik, Klaus Shvab theksoi disa cështje themelore, të përcaktuara për takimin e sivjetshëm. Një prej tyre është shkaku i krizës së refugjatëve, një tjetër fakt është se 62 njerëzit më të pasur në Toke, zotërojnë aq sa gjysma e varfër e njerëzimit. Drejtoresha ekzekutive e FMN-se, Kristin Lagard do të jetë në Davos, si dhe kryetari i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Dragi. SHBA-ja përfaqesohet nga nënpresidenti Xho Bajden dhe nga sekretari i Shtetit, Xhon Keri. Treshja Obama, Putin Merkel këtë vit nuk do të marrë asnjë në forumin që ndiqet nga 250 gazetarë. Rreth 5.000 ushtarë dhe policë po sigurojnë qytetin me 11.000 banorë dhe resortin ku mbahet forumi.