KRYEFAQJA » LAJME » Fillojnë sot çerekfinalet e Ligës së Kampionëve
champions league lajme sport barcelona altetiko madrid

Fillojnë sot çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampioneve luan sonte ndeshjet e para të dy prej çifteve të saj çerekfinaliste, ndërsa dy çiftet e tjera luhen të mërkurën. Midis takimeve që luhen sonte, spikati padyshim derbi spanjoll midis Barcelonës dhe Atletikos së Madridit. Ky duel vë përballë njëra-tjetrës pikërisht kampionen në fuqi e Evropës, Barcelonë, dhe finalisten e mundur të 2014-s, Atletikon e Madridit, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në “Kamp Nou”, kurse ajo e kthimit në “Visente Kalderon”. Të dyja skuadrat janë përfshirë në një duel edhe në kampionat, ku katalanët kryesojnë me 76 pikë, 6 më tepër sesa Atletiko, që mban vendin e dytë teksa kanë mbetur edhe 7 javë deri në përfundim të sezonit. Në takimin tjetër të mbrëmjes, Bajerni i Mynihut pret në “Allianz Arena” Benfikën, në duelin e të dyja skuadrave që kryesojnë bindshëm renditjen në kampionatet përkatëse. Në Gjermani, bavarezët kryesojnë me 72 pikë dhe po sfidohen vetëm nga Borusia e Dortmundit, ndërsa akoma më e thellë është epërsia në krye të renditjes e Benfikës në kampionatin portugez, ku, me 70 pikë, është 12 pikë e shkëputur nga ndjekësja më e afërt, Sportingu i Lisbonës. Për këtë arsye, sfidat e sotme premtojnë spektakël.