KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fillojnë votimet në Nju Hempshajer

Fillojnë votimet në Nju Hempshajer

Kanë filluar në shtetin amerikan të Nju Hempshajer votimet për kandidatët demokrate dhe republikane që do të garojnë për shtëpinë e bardhë. Qyteti i pare ku u votua ishte Dikvill Noç, banorët e të cilit kanë hedhur votat e tyre gjatë mesnatës. Nga nëntë votues që ka ky qytet i vogël, katër votuan për senatorin demokrat Berni Sanders, dhe asnjë për hillari clinton, ndërsa pesë të tjerët me bindje republikane, hodhën tre vota në favor të governatorit të Ohajos Xhon Kesik kundrejt dy votave të dhëna për Donald Tramp.