KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Fillon edicioni i 35-të i seminarit ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Fillon edicioni i 35-të i seminarit ndërkombëtar për gjuhen

Fillon edicioni i 35-të i seminarit ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Prej dy ditësh po mbahet në Prishtinë Seminari i 35-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku marrin pjesë rreth 120 albanologë. Drejtori i këtij seminari, Rrahman Paçarizi, ka thënë se ky seminari nuk është ndalur as në kohët më të rënda për vendin e nuk do të ndalet as tash. Seminari për kryeministrin Isa Mustafa është bërë shenjë identifikuese e Kosovës. “Si kryeministër jam i lumtur që kjo traditë e seminarit po vazhdohet duke trajtuar tema të ndryshme dhe të larmishme dhe duke pasur pjesëmarrës dhe elemente nga e gjithë bota”, ka thënë Mustafa.“Seminari pa asnjë dyshim tanimë është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës shqiptare ku bashkohen njerëz të gjuhës shqipe, të letërsisë dhe kulturës dhe për disa ditë ata këmbejnë kulturën e tyre, dhe mësojnë gjithnjë duke avancuar edhe më tutje dijet albanologjike”, shtoi më tutje Mustafa. Kryeparlamentari, Kadri Veseli, theksoi se ky është një shembull i mirë për institucionet e Republikës së Kosovës, një traditë shumë e mirë e promovimit të Kosovës e cila do të duhej të ndodhte jo vetëm në këtë fushë, e cila po tregon dhe po besoj veçanërisht në fushën e zhvillimit tonë ekonomik në mënyrë që të kemi sa më shumë investitorë që investojnë në Kosovë, ta njohin Kosovën ashtu si besoni dhe të vini sot në Kosovë me dhjetëra e qindra studiues të albanologjisë”.