KRYEFAQJA » LAJME » Fillon zyrtarisht prishja e stadiumit Qemal Stafa
Fillon zyrtarisht prishja e stadiumit Qemal Stafa

Fillon zyrtarisht prishja e stadiumit Qemal Stafa

Më 9 qershor ka nisur zyrtarisht prishja e Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa. Në vendin e tij do të ngrihet një stadium i ri, “Arena Kombëtare”, e cila do të jetë shtëpia e re e kombëtares shqiptare të futbollit. Stadiumi i ri do të ketë 22 mijë vende, por impianti parashikohet të jetë një ndërtim shumëfunksional.

Ndërtimi i Stadiumit Kombëtar ka filluar në gusht të vitit 1939, pak muaj pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, kur ministri i jashtëm italian, Galeazzo Ciano, vendosi gurin e parë, sipas projektit të arkitektit Gerardo Bozio. Ai parashikohej të kishte 15 mijë vende ndërsa kryeqyteti shqiptar në atë kohë kishte 60 mijë banorë. Por stadiumi  u përurua shtatë vjetë më vonë, më 7 tetor 1946 me ndeshjen Shqipëri – Jugosllavi, e vlefshme për kampionatin Ballkanik në futboll, të cilën kombëtarja e shqiptare e humbi 2-3. Në vitet e regjiit komunist stadiumi i cili mori emrin e heroit komunist “Qemal Stafa” ishte arena kryesore e takimeve të kampionatit kombëtar të futbollit, takimeve ndërkombëtar, si dhe aktiviteteve kombëtare e ndërkombëtare të atletikës. Ai  u bë edhe arenë e aktiviteteve sportive dhe propagandistike si gjashtë Spartakiadave Kombëtare. Stadiumi ju nënshtrua më 1974 një rikonstruksioni i cili parashikonte që të mbante 35,000 spektatorë, por me vendosjen e stolave kapaciteti u reduktua në 19,700 spektatorë.

Para Mbrapa
Stadiumi Qemal Stafa
Stadiumi Qemal Stafa
 Stadiumi Qemal Stafa

Stadiumi Qemal Stafa
Stadiumi Qemal Stafa 06
Stadiumi Qemal Stafa

Stadiumi Qemal Stafa
Stadiumi Qemal Stafa
Stadiumi Qemal Stafa

Stadiumi Qemal Stafa
Stadiumi Qemal Stafa
Qemal stafa
SHQIPERIA-Qemal Stafa 
stadiumi-Qemal Stafa 
 Rama : Arena Kombetare do të jetë një nga stadiumet më të bukur të Europës!

 Prezantohet “Arena Kombëtare”

"Arena Kombëtare" përplas Ramën me opozitën 
Para Mbrapa