KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Filmi me temë varfërinë në Evropë, fiton Palmën e Artë në Festivalin e Kanës

Filmi me temë varfërinë në Evropë, fiton Palmën e Artë në Festivalin e Kanës

Regjistori britanik Ken Loç u shpall fituesi i Palmës së Artë në Festivalin e Kanës për filmin e tij dramatik “Unë, Daniel Blejku”, me temë varfërinë që shkaktoi kriza në Evropë. Regjisori 80- vjeçar la pas në këtë garë konkurrentët gjermanë dhe amerikanë që pretendonin çmimin më të lartë të këtij festivali. “Bashkimi Evropian ka përqafuar neoliberalizmin. E patë si u poshtërua populli grek dhe miliona të tjerë që kanë rënë në varfëri? Nga këta miliona, trego një histori të vogël dhe me atë ke lidhur gjithë njerëzit. Këtë u munduam të bëjmë”, tha regjisori.
Çmimin e madh Grand Prix, e mori kanadezi 27-vjeçar Havier Dolan me një dramë me temë familiare. “Fakti që juria e respektuar zgjodhi temën time, filmin tim, më tregon se duhet të mbetem besnik i vetvetes, pavarësisht çfarë thonë të tjerët”, foli mes emocioneve Dolani.
Anglezja Andrea Arnold mori çmimin e jurisë, kurse Xhejslin Xhos u shpall aktorja më e mirë femër. Aktori më i mirë mashkull, u përzgjodh iraniani Shahab Hoseini. Ai u shpreh se, përmes artit dhe kinemasë, është e mundur të besohet në një botë ku lufta t’ia lërë vendin paqes. Kritikët e kinemasë vlerësuan pas ndarjes së çmimeve, se juria ishte aq e paanshme në zgjedhje, sa me plot gojën, mund të quhet e verbër si drejtësia.