KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Finalizohet marrëveshja BE – Turqi për refugjatët
refugjate3-620x348

Finalizohet marrëveshja BE – Turqi për refugjatët

Kryeministri finlandez Sipila nëpërmjet rrjetit social “Twitter”  ka njoftuar finalizimin e marrëveshjes së arritur nga liderët e Bashkimit Evropian me Turqinë mbi emigrantët.
Propozimi i Bashkimit Evropian është pranuar nga Ankaraja. Në parim, plani ka ndryshuar vetëm pak, në krahasim me atë që kanë rënë dakord Merkel dhe Davutoglu në fillim të marsit. Me kërkese të Komisionerit për Refugjatë janë futur edhe disa masa sigurie.
Greqia duhet ta njoh Turqinë si një vend të sigurt të tretë.
Turqia detyrohet që të pranojë mbrapsht të gjithë refugjatët dhe të respektojë Konventën e Gjenevës.
Për secilin refugjat sirian që kthehet, BE-ja do të marr një refugjat sirian në rrugë të ligjshme.
Rasti i çdo refugjati do të trajtohet në Greqi, por kërkesat për azil edhe mund të refuzohen.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të pranojë të gjithë emigrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi. Detyrë e BE-së do të jetë marrja e refugjatëve  sirianë direkt nga Turqia. Gjithashtu BE-ja do t’i sigurojë asaj 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave. Po sipas marrëveshjes, BE-ja, për çdo emigrant të kthyer në Turqi, do të pranojë një refugjat sirian derisa numri i tyre të arrijë në 72 000.
Një tjetër pikë e marrëveshjes është se për çdo emigrant të paligjshëm sirian që do të kthehet në Turqi, BE do të pranojë një tjetër nga kampet turke. Por mbetet e pasqaruar se në çfarë rrugësh do të kalojnë refugjatët sirianë nga Turqia në BE. Deri më tani nuk ka dalë asnjë vend vullnetar.