KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Firence, shembet rruga buzë lumit Arno
florence-ponte-vecchio_5603805

Firence, shembet rruga buzë lumit Arno

Dhjetëra makina të parkuara kanë përfunduar nën ujë pas çarjes së tubit nëntokësor të ujësjellësit në qytetin e Firences. Rruga është shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm buzë lumit Arno. Gropa e hapur është 200 metra e gjatë dhe rreth 7 metra e gjerë, e gjitha nën ujë ku lundrojnë makinat e parkuara e asfalti i dikurshëm i rrugës. Skena është e ngjashme me një apokalips natyror, por për fat nuk ka asnjë viktimë. Ngjarja është verifikuar rreth orës 6.30 të mëngjesit e sipas informacioneve të para të Bashkisë së Firences, dëmi material i shkaktuar është majft i madh.