KRYEFAQJA » LAJME » Firmoset marrëveshja e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni
Firmoset marrevshja e interkonjuksionit shqiperi-maqedoni

Firmoset marrëveshja e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni

Marrëveshje për financimin e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Maqedoni është firmosur nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe Ambasadorja e gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz. Ministri Gjiknuri bëri me dije se janë siguruar tashmë të gjitha fondet për të përfunduar këtë linjë të rëndësishme të interkonjeksionit e cila përfundon lidhjen energjitike të Shqipërisë me të gjithë vendet fqinj. Pjesë e parë tha Gjiknuri është kredia me financim gjerman në vlerën 50 milion euro dhe 14 milionë euro të tjera janë grante nga BE. Ndërsa ambasadorja Susanne Schütz, u shpreh në këtë pjesë të parë janë vënë në dispozicion 30 milion euro ndërsa pjesa tjetër prej 20 milion eurosh të jetë gati pas pushimeve të verës në mënyrë që të përshpejtohen punimet. Ky projekt përfshin linjën me Maqedoninë dhe ndërtimin e dy stacioneve në Fier dhe Elbasan.