KRYEFAQJA » LAJME » Fisher në Kuvendin e Kosovës, opozita e pranishme
Fisher në Kuvendin e Kosovës, opozita e pranishme

Fisher në Kuvendin e Kosovës, opozita e pranishme

Kuvendi i Kosovës mban të enjten një seancë të veçantë, për nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fisher, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, me ftesë të presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.
Opozita ka vendosur që të lerë mënjanë për momentin kundërshtimin e saj ndaj qeverisë dhe të jetë e pranishme në parlament. Zyrtarë të saj citohen të kenë thënë se adresimi i presidentit austriak është nder për Parlamentin. Presidenti austrik në takim me mikpritësen e tij kosovare është shprehur se “ne po i vëzhgojmë me interes edhe ngritjen dhe forcimin e sistemit demokratik në Kosovë, bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, gjë që në të gjitha demokracitë është një problem, që mund të jetë problem i vështirë dhe në të cilin mund të ketë momente të vështira”.
Ndërkaq opozita ka konfirmuar gjithashtu se nuk do ta bllokojë procesin e votimit për ratifikimin e projektligjit për MSA-në, pavarësisht rezervave të shprehura për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të qeverisë së Kosovës me BE-në, se “ajo nuk është e plotë, se ka mundur të negociohej më mirë”.