KRYEFAQJA » LAJME » Fisher në Kuvendin e Kosovës: Respektoni kushtetutën dhe shtetin ligjor!
fisher jahjaga

Fisher në Kuvendin e Kosovës: Respektoni kushtetutën dhe shtetin ligjor!

Presidenti i Austrisë, Heinz Fisher u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës të respektojnë kushtetutën dhe shtetin ligjor. Duke folur në një seancë speciale për nder të tij në parlamentin e Kosovës zoti Fisher tha se përsa i përket integrimit të Kosovës, se nuk duhet vënë data, por duhet të krijohet rruga. “BE është një familje e madhe dhe objektivat janë që edhe shtetet e Ballkanit të përfshihen në sfidën e refugjatëve. Austria do të vazhdojë me përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Interesi kombëtar i vendit është që për hir të shtetit të veprohet në funksionim me një zë të përbashkët. Apeloj tek ju për një pluralizëm. Asnjë demokraci nuk është përfekte. Unë mendoj se demokracisë i bëjmë një shërbim të mirë kur kemi një bazë të mirë ekonomike” tha zoti Fisher.
Presidenti austriak i cili që prej së mërkurës ndodhet në Prishtinë i ftuar nga presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, u prit në parlament me të gjitha nderet. “Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shpreh gjithë mirënjohjen shtetit dhe popullit austriak për ndihmën e vazhdueshme dhënë popullit tonë në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme, në ditët e vështira që ne i kaluam deri te liria e pavarësia”, tha kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Në seancë ishte e pranishme edhe opozita kosovare. Ajo u tërhoq nga bllokimi me forcë i punimeve, por ndërsa presidenti austriak Fischer u drejtohet deputetëve, deputetët opozitarë shpalosën dy parrulla përballë tij. “Mjaft me heshjten e hegjemonisë serbe” dhe “Ruaje shpinën zotri president, rrencat dhe të korruptuart qëndrojnë pas jush”, shkruhej në parrulla.