KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Fitore historike e kuqezinjve në “Euro 2016”
Fitore historike e kuqezinjve në 'Euro 2016"

Fitore historike e kuqezinjve në “Euro 2016”

Shqiptarët janë hedhur në festë! Ekipi i tyre i zemrës ka bërë histori! Kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Rumanisë, duke shënuar fitoren e parë në debutimin e tyre në “Euro 2016”. Për 95 minuta të gjithë mbajtën zemrën dhe frymën për të shpërthyer në festime të shumta. Në stadiumin e Lionit mijëra tifozë shqiptarë dhanë një spektakël atdhedashurie duke mbështetur ekipin e De Biazit i cili ka bërë ndoshta ndeshjen e tij më të mirë. “Besoj që gjithë skuadra dha shpirtin në fushën e lojës”  tha traineri italian pas ndeshjes.  Festa ka shpërthyer kudo në trojet shqiptare ku ishin mbledhur sportëdashësit entuziastë. Pa dyshim momenti kryesor i ndeshjes ishte goli i Armando Sadikut në minutën e 43 të pjesës së parë. Epitetet ndaj tij janë të shumta, por ai i “Superheroit” duket se i shkon më shumë.
Shqipëria arriti të marri tre pikët e para dhe të zeri vendin e tretë në grupin A pas Francës dhe Zvicrës, duke lënë pas Rumaninë. Golaverazhi saj është negativ 1-3 dhe nuk jep shumë shpresa për futje në 16 ekipet më të mira të ‘Euro 2016″, por le të presim, gjithçka mund të ndodhi.