KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Fitorja e Shqipërisë ndaj Rumanisë bën jehonë në mediat botëore
Fitorja e Shqipërisë ndaj Rumanisë bën jehonë në mediat botëore

Fitorja e Shqipërisë ndaj Rumanisë bën jehonë në mediat botëore

Shqipëria duket se e ka surprizuar botën e futbollit me fitoren 1-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit në grupin A të finaleve në Euro 2016. Goli i realizuar nga Armando Sadiku dhe një lojë për t’u admiruar e kuqezinjve, veç tre pikëve, u ka dhënë atyre edhe shpresën për tu kualifikuar në 1/16 e këtij aktiviteti madhor evropian. Mediat ndërkombëtare kanë vënë në dukje këtë sukses të kombëtares shqiptare dhe trajnerit të saj Xhani deBiazi.

Gazeta më e madhe sportive në Francë, “Francë Futboll” shkruan “Shqipëria eliminon Rumaninë”, ndërsa në brendësi sjell detaje se çfarë ndodhi në 95 minutat e derbit ballkanik Shqipëri-Rumani, duke veçuar golin e Sadikut. E përditshmja tjetër franceze “L’Équipe” ka si okielo “Shqipëria fiton, Sadiku në histori”. Edhe ajo sjell në brendësi një artikull të gjatë për ndeshjen e skuadrës sonë. Mediat britanike nuk ngurrojnë aspak t’i bëjnë jehonë fitores dhe mundësisë për kualifikim në 1/16 të Shqipërisë. 

“The guardian” ka zgjedhur si titull “Shqipëria merr fitore historike”, ndërsa për “Daily Mail” nënvizon “Goditja me kokë e Sadikut i jep besim Shqipërisë”. E përditshmja sportive “Gazzeta dello sport” në Itali ka analizuar me detaje punën e trajnerit De Biazi si dhe suksesin e arritur nga kuqezinjtë. Në Spanjë, prestigjozja “As” shkruan: “Shqipëria arrin fitoren e parë në Evropian”, ndërsa “Marka” i bashkohet entuziazmit të kombit shqiptar teksa shpreh në artikull: “Shqipëria arrin fitoren e parë në Evropian”.

Tani priten rezultatet e 10 ndeshjeve në pesë grupe për të mësuar se cilat skuadra do të kualifikohen. Matematikisht egziston mundësia që Shqipëria të jetë mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit. Le të shpresojmë që kjo do të ndodhi.