KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fitorja e Trump, trondit bursat botërore
Fitorja e Trump, trondit bursat botërore

Fitorja e Trump, trondit bursat botërore

Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale ka tronditur bursat botërore, me rënien dramatike të vlerave të aksioneve dhe me frikën e investitorëve për paqartësinë në sektorin financiar, migracionin dhe tensionet gjeopolitike. Investitorët i tremben faktit se fitorja e Trump mund të shkaktojë trazira ekonomike dhe të shkurajojë Rezervën Federale nga rritja e normës së interesit në dhjetor ashtu siç pritej. Në një moment indekset e Dou Future ranë për më shumë se 4 për qind, kurse indeksi më i madh japonez ra për më shumë se 6.1 për qind, rënia më e madhe e shënuar ndër vite. Vlerat e aksioneve në SHBA ranë deri në 5 për qind në një moment, më keq se sa rënia pas vendimit të Britanisë për t’u larguar nga BE-ja. Indeksi NIKKEI i bursës japoneze humbi gati 5.4 përqind, ndërsa bursa e Hong Kongut ra më shumë se 2.3 përqind. Shumë aksionerë i lëvizën fondet në investime më të sigurta si ari. Nga agjencia ESCiBi Securities shprehen se rënia thekson pasiguritë rreth premtimeve të zotit Trump për të ndryshuar regullat e biznesit dhe për të bërë ndryshime të thella në politikat e tregëtisë.