KRYEFAQJA » LAJME » Fituesit e fazë së dytë në UT

Fituesit e fazë së dytë në UT

Fakultetet e Universitetit të Tiranës kanë nisur të afishojnë listat paraprake për fazën e dytë të të gjithë të rinjve që kanë fituar të drejtën për të vijuar studimet në këto institucione të arsimit të Lartë. Burime nga ky universitet na thonë se numri i fituesve në këtë raund ka arritur në 5378 maturant, dhe se rezultati mund të ankimohet deri me 12 tetor, pasi një ditë më vonë publikohet lista përfundimtare e fituesve.

Ndërsa në fakultetin ekonomik rezulton se shumë vende mbeten ende të paplotësuara , pasi aplikantët janë shpallur fitues në 2 ose më shumë programe studimi të këtij fakulteti.

Maturantët fitues pas këtij raundi të dytë duhet të zgjedhin me patjetër që të regjistrohen në degën për të cilën kanë vendosur të vijojnë studimet e larta, ndërsa të tjerët që ndodhen poshtë vijës së kuqe të listës fituese do të spostohen automatikisht duke plotësuar të gjitha vendet bosh në këto universitete.