KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fjalimi i Donald Trump në Ohajo
Donald Trump, fjalimi, ohajo

Fjalimi i Donald Trump në Ohajo

Kandidati republikan për President Donald Trump bëri thirrje për “realizem në politikën e jashtme”, duke u perqëndruar tek shkatërrimi i ekstremistëve të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste, jo tek rindërtimi i vendeve të tjera sipas një ideali amerikan. Në një fjalim per politiken e jashtme në shtetin e Ohajos, Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në krah te çdo vendi që do që të mposhtë “terrorizmin radikal islamik”, pavarësisht nga mosmarreveshjet e mëparshme. Ai tha se fuqizimi i Shtetit Islamik është “rezultat i drejtpërdrejtë” i politikës së jashtme të Presidentit Barack Obama dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, rivalja e tij në zgjedhjet e nëntorit. Trump tha se nëse zgjidhet, ai do të organizojë një konferencë ndërkombëtare me udheheqës ndërkombëtare për të hartuar një plan të ri “për të shtypur dhe shkatërruar” terrorizmin islamik. Ai tha se “koha e shtet-ndërtimit” nga Shtetet e Bashkuara “do të marrë fund menjëherë”. Ai e paraqiti planin e tij për të luftuar terrorizmin pas nje jave gjatë së cilës ai deklaroi disa herë se Presidenti Obama dhe zonja Clinton kishin krijuar ISIS-in. Në fjalimin e tij, zoti Trump paraqiti planet e tij edhe për politikat e emigracionit, përfshirë ndërprerjen e vizave për personat, të dhënat e të cilëve nuk kontrollohen dot paraprakisht. Trump bëri thirrje për pezullimin e përkohshëm të vizave për persona që vijnë nga rajone gjeografike me një histori në eksportimin e terrorizmit, në vend që të identifikonte imigrantët nga perkatësia fetare.