KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Flamuri Palestinës, për herë të parë në Nju Jork
flamuri palestinez ne kombet e bashkuara ne nju jork

Flamuri Palestinës, për herë të parë në Nju Jork

Flamuri i Palestinës u ngrit për herë të parë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në ceremoni morën pjesë presidenti i Palestinës, Mahmud Abas dhe sekretari i pergjithshem i OKNB- së Ban Ki Mun. Ngritja e flamurit palestinez krahas atyre të shteteve të tjera në selinë e OKB-së erdhi pas një votimi në asamblenë e përgjithshme, me gjithë kundërshtimet nga ana e Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe 6 shteteve te tjera. Izraeli tha se ky veprim nuk ndihmon në çuarjen përpara të procesit të paqes. Më herët, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti palestinez Abas tha se është e paarsyeshme të mos zgjidhet çështja e shtetësisë së Palestinës. Ai deklaroi se Palestina nuk ndjehet më e detyruar ta respektojë marrëveshjen me Izraelin pasi ky i fundit po e shkel vazhdimisht ate. “Për sa kohe që Izraeli nuk pranon të ndërpresë planin e kolonizimit dhe nuk liron të burgosurit palestinezë, në përputhje me marrëveshjen, atëherë nuk na mbetet zgjidhje tjetër përveçse të ngulim këmbe se ne jemi të vetmit që po e zbatojmë marrëveshjen,” tha kreu palestinez.