KRYEFAQJA » LAJME » Familja Toro: E shoqja e Erionit është gjymtuar!
Vlorë, mbërrin trupi i pajetë i Erjon Toros

Familja Toro: E shoqja e Erionit është gjymtuar!

Dhimbja dhe trishtimi kanë pllakosur në familjen e Erion Toros, 29-vjecarit që humbi jetën nga tërmeti që goditi Italinë Qëndrore. Me hidhërim dhe lot në sy, familjarët e tij kanë bërë apel ndaj shtetit që trupi i Erionit të kthehet sa më shpejtë në vendlindje në mënyrë që të kryhet rituali i përcjelljes për në banesën e fundit. Erion Toro prej më shumë se 16 vitesh jetonte në Itali së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajza, 9 dhe 4 vjeçë, të cilat morën plagë të lehta dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por duket se dhimbja në familjen Toro nuk ka të sosur. Pas humbjes së Erionit mësohet se bashkëshortja e tij ka humbur këmbët gjatë kësaj tragjedie. Sipas të afërmve një pllakë betoni i ka rënë përsipër.