KRYEFAQJA » LAJME » Fleckenstein: Do të kërkoj hapjen e negociatve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Fleckenstein: Do të kërkoj hapjen e negociatve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Fleckenstein: Do të kërkoj hapjen e negociatve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i është bashkuar përshëndetjeve drejtuar politikës shqiptare pas miratimit të Reformës në Drejtësi, ndërsa ka bërë të ditur se do ti kërkojë Parlamentit Europian të vendosin të hapin negociatat e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Ai e konsideron 21 korrikun si “Një ditë e mirë për Shqipërinë! Reforma në drejtësi është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. Por zoti Fleckenstein kujton se “… puna nuk ka mbaruar ende, madje tani ka filluar”. Ai paralajmëron se “Zbatimi nuk do të jetë ï lehtë, por me mbështetjen ndërkombëtare dhe me nje shoqëri civile vigjilente në Shqipëri ndryshimi është i mundur”. Zoti Fleckenstein thotë se nuk shikonte humbës apo fitues nga kjo reformë. “Jam i sigurtë se në qoftë se ne të gjithë punojmë shumë, në qoftë se ne të gjithë i kushtojme vemendje, tregohemi të duruar, por të sinqerte , atëherë dy miqtë e rinj që bëra gjatë një prej udhëtimeve të mia të fundit në Shqipëri dhe brezi i tyre do të jenë fituesit” shkruan ai. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian premton se “Tani kolegëve të mi në Parlamentin Evropian dhe Këshillit Europian do t’u kërkoj të vendosin të hapin negociatat e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian” shkruan zoti.