KRYEFAQJA » LAJME » Fleckenstein në një vizitë të papritur në Tiranë
PE për Shqipërinë: Kryeni Reformën në Drejtësi dhe mbani zgjedhje të lira më 18 qershor

Fleckenstein në një vizitë të papritur në Tiranë

Reporteri për Shqipërine Knut Fleckenstein ka mbërritur në një vizitë të papritur në Tiranë. Ai u takua me kreun e parlamentit Ilir Meta dhe deklaroi se qëllimi i vizitës ishte njohja me ecurinë e reformës në drejtësi. “Jam shumë i lumtur dhe do inkurajoj palët”, ka thënë Fleckenstein, duke ju referur miratimit të Reformës në Drejtësi. “Eshtë një gjë e mirë për ju dhe për ne, padyshim” ka përforcuar eurodeputeti gjerman. Zoti Fleckenstein është takuar me pas me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka bërë të ditur një takim dhe me kryeministrin Edi Rama. Vizita e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, vjen pak ditë pas prezantimit të raportit 2015 për vendin tonë, dhe ne zgrip të axhendës parlamentare për miratimin e reformës në drejtësi. Disa zyrtarë të lartë kishin paralajmëruar nevojën e miratimit të Reformës në Drejtësi në pranverë, por afati duket se po kalon.