KRYEFAQJA » LAJME » Fleckenstein: Nëse politikanët nuk bien dakord, atëherë duhet të pyeten qytetarët
Fleckenstein: Nëse politikanët nuk bien dakord, atëherë duhet të pyeten qytetarët

Fleckenstein: Nëse politikanët nuk bien dakord, atëherë duhet të pyeten qytetarët

Komuniteti ndërkombëtar po i ndjek me një vemendje të shtuar zhvillimet politike në Shqipëri. Në Tiranë ndodhet eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili pas takimeve të veçanta me Ramën Metën dhe Bashën, tha për median se “Po vjen ora e së vërtetës dhe ne duam të shohim se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi”. Zoti Fleckenstein bëri të ditur se drafti që ndodhet në tryezë dhe që të enjten do të hidhet për votim, është i pranuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj pret që parlamenti ta votojë atë. “Shpresojmë në një votë pro reformës dhe do të donim që liderët të gjenin një kompromis, qoftë edhe të minutës së fundit”, tha Fleckenstein duke u shprehur se mbështet përpjekjet e zotit Meta për konsensus. Por ai tha se për fatin e kësaj reforme nëse politika nuk bie dakord të vendosin qytetarët. “Nëse ka mbetur një gjë e vogël dhe politikanët nuk bien dakord me njëri- tjetrin atëherë duhet të pyeten qytetarët” tha zoti Fleckenstein. Mbajtja e një referendumi për shumë analistë mund të jetë  zgjidhja më e drejtë.