KRYEFAQJA » LAJME » Fleckenstein takohet me Ballën, Kërkohet zbatimi i reformës në drejtësi
fleckenstein me ballen

Fleckenstein takohet me Ballën, Kërkohet zbatimi i reformës në drejtësi

Prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe, hapat e ndërmarra për Reformën në drejtësi ishin kryefjalë e takimit që zhvilloi deputeti partisë socialiste Taulant Balla me eurodeputetin Knut Fleckenstein , i cili theksoi se reforma duhet miratuar para pushimeve.

”Kërkohet zbatimi i reformës në drejtësi. Brukseli i ka sytë tek Tirana pasi reforma në drejtësi është një nga më të rëndësishmet e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Është momenti për të startuar negociarat për në BE, pasi ka më shumë se një vit që Shqipëria është kandidate për në BE. Kam impersionime të mirë pasi të gjitha palët kanë vullnet të mirë . Palët Politike duhet të lexojnë mirë mesazhet e Parlamentit Europian. Marredhënia e kryeministrit Rama dhe Presidentit Obama është një marredhënie e mirë, një marredhënie e afërt. SHBA-ja eshte shumë e interesuar se çfarë po ndodh në Shqipëri, sikunder ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadori i BE-së Romana Vlahutin janë shumë të interesuar që në Shqipëri të ketë sukses” tha eurodeputeti Knut Fleckenstein pas takimit me deputetin socialist Taulant Balla. Vetë ky i fundit tha se, mesazhin e Be-së dhe SHBA-ve do dinë t’a lexojnë edhe partitë e tjera, sikurse e ka lexuar forca e tij politike, partia socialiste. Ai u shprehu besimin që shumë shpejtë kjo reformë kyçe do të miratohet. ”Nëse partitë do të dinë të lexojnë mesazhin e BE-së, jam shpresëplotë se reforma do të arrihet”, theksoi Balla.

Eurodeputeti Knut Flakeshtein që ndodhet në Shqipëri pas miratimit të projektrezolutës nga Parlamenti Europian javën e shkuar , zhvilloi më herët takime me kreun e parlamentit Ilir Meta , kryeministrit Edi Rama si dhe kreun e opozitës. Ai shoqërohej edhe nga kryediplomatja në vendin tonë Romana Vlautin dhe takimet jo zyrtare siç tha ai, ishin vetëm për t’u informuar sesi po shkojnë reformat e nisura nga qeveria. : “Unë jam shumë i lumtur dhe do të inkurajoj të gjitha palët të ecin më tej. Jam besimplotë se reforma në drejtësi do të miratohet shpejt”, tha Knut Fleckenstein pas takimit që zhvilloi me kryeparlamentarin Ilir Meta.