KRYEFAQJA » LAJME » Flekenshtain kërkon raport të posaçëm për Shqipërinë

Flekenshtain kërkon raport të posaçëm për Shqipërinë

Reporteri për Shqipërinë Knut Flekenshtain ka përfshirë në raportin e tij të përvitshëm nxitjen e Komisionit Europian që të hartojë një raport të posaçëm për Parlamentin dhe Këshillin Europian sapo Shqipëria të paraqese përparimin e mjaftueshëm në reformën në drejtësi. Në konkluzionet e raportit të siguruara nga televizioni publik, të cilat do të diskutohen në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian, zoti Flekenshtain pritet të kërkojë një raport të ndërmjetëm nga Komisioni Europian për ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.