KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Flekenshtain:Pasoja institucionale me BE nëse nuk arrihet shumica për reformën në drejtësi
Fleckenstein: Do të kërkoj hapjen e negociatve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Flekenshtain:Pasoja institucionale me BE nëse nuk arrihet shumica për reformën në drejtësi

Komisioni europian do t’i propozoje Këshillit që t’i fillojë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë në rast të miratimit të reformës në drejtësi. Eurodeputeti Flekenshtain ka paralajmëruar pasojat institucionale me BE nëse nuk arrihet shumica për këtë reformë sot.

Flekenstein u shpreh se nëse komisioni do t’i propozojë Këshillit që t’i fillojë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit. Nëse nuk arrihet shumica për këtë reformë sot, sepse ka kritika për këtë apo atë pikë, atëherë kjo nuk do të jetë më e mundur kaq shpejt.

Referuar asaj që deri të mërkuren në mbrëmje u besua si kompromis, Flekenstein tha se të gjithë kanë besuar se kishin një rezultat të përbashkët dhe në fund kuptuan se sërish nuk ishte e përbashkëta ajo që kishin arritur.

Arsyet ishin fillimisht tek i ashtuquajturi procesi i vetingut, çfarë roli kanë vëzhguesit ndërkombëtarë në procesin e përzgjedhjes së atyre që zgjedhin gjykatësit, për këtë u ra dakord, po ashtu nëse vëzhguesit ndërkombëtarë e refuzojnë një kandidaturë, si duhet ata ta argumentojnë këtë, pasi kjo u zgjidh, të gjithë kishim ndjesinë se pengesat e fundit u kaluan, por duket se Partia Demokratike i ka dhënë rëndësi faktit që kjo të aplikohej edhe në proceset e tjera të emërimit. Kjo ishte sqaruar fillimisht, që duhej të funksiononte në bazë të një sistemi tjetër, por PD-ja ka pasur përshtypjen se e kishte bërë të qartë se kjo që u negociua, vlen për të gjitha institucionet. Më duket se është e vështirë të kuptohet për njerëz normalë.

Duke ndarë faktin që bie në sy se opozita, gjithmonë kur është menduar se gjithçka u vu në vijë, sjell diçka të re në tavolinë, flekenstain thotë se ujdia e fundit është bërë pa praninë e BE, ndërkohë që i gjithë proçesi duhet të çonte në dakortësi.

Flekeshtain ka specifikuar një situatë pas një refuzimi të mundshëm të reformës në raport me zgjedhje ose zhvillime të reja politike në vënd.