KRYEFAQJA » LAJME » Flekenshtajn politikës shqiptare: Bashkë për miratimin dhe respektimin e ligjeve
Flekenshtajn politikës shqiptare: Bashkë për miratimin dhe respektimin e ligjeve

Flekenshtajn politikës shqiptare: Bashkë për miratimin dhe respektimin e ligjeve

Europarlamentari Knut Flekeshtain, mjaftë i angazhuar për miratimin e Reformës në Drejtësi, ka nënvizuar rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera në kuadër të kësaj reforme. “Unë do të doja të falenderoja kryetarin e kuvendit Ilir Meta për ftesën. Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha, si edhe me përfaqësues të lartë të partisë socialiste. Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve. U uroj atyre dhe të gjithëve ju shumë fat” tha zoti Flekenshtain për mediat.
Raportuesi për Shqipërinë, në parlamentin europian i bëri këto komente gjatë një dreke me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryetarin e partisë demokratike Lulzim Basha, si dhe socialistët Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka të cilët ndodhen në Filedalfia në konventën e demokratëve ku u zyrtarizua Hilari Klinton si kandidate për Shtëpinë e Bardhë.