KRYEFAQJA » LAJME » Flekenshtein: Dekriminalizimi në Shqipëri mund të përfundojë brenda kësaj jave
Flekenshtajn politikës shqiptare: Bashkë për miratimin dhe respektimin e ligjeve

Flekenshtein: Dekriminalizimi në Shqipëri mund të përfundojë brenda kësaj jave

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekenshtein ka shprehur shpresën se brenda kësaj jave procesi i dekriminalizimit në Shqipëri mund të përfundojë brenda kësaj jave. Duke folur para eurokomisionerëve në parlamentin europian zoti Flekenshtein i cili gjatë javëve të fundit ka qenë disa herë në Tiranë tha se “Kam përshtypjen që këtë javë do të ketë dialog mes partive të mëdha që kjo temë të përfundohet në Parlament. Këtë vit e shoh mjaft pozitiv duke parë faktin se të dyja palët janë afruar” shtoi ai. Sipas raportuesit për Shqipërinë reforma në drejtësi dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioriteti numër një për Shqipërinë në 6-mujorin e ardhshëm. “Mendoj se reforma e drejtësisë dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioritet numër një për simestrin e ardhshëm. Janë rregullat e lojës që të bashkëveprojnë partitë e mëdha, pasi duhet një maxhorancë kushtetuese dhe duhet aplikuar” tha zoti Flekenshtein.
Lajmi i dhënë nga Raportuesi për Shqipërinë duket mjaftë befasues në ambientin e acaruar të politikës shqiptare. Ende nuk ka reagime nga politika lidhur me këto deklarata.