KRYEFAQJA » LAJME » Flet babai i viktimës Marnikollaj. Reagon dhe Rama
pellumb marnikollaj, babai, shqiptari nga lezha, policia greke

Flet babai i viktimës Marnikollaj. Reagon dhe Rama

Policia greke vrau 29 vjeçarin Pëllumb Marnikollaj, në zyrat e shtetit.

Është kjo akuza që ngre babi i shqiptarit që humbi jetën në rajonin e policisë në Greqi, në rrethana ende misterioze.

Nikoll Marnikollaj sqaroi të gjitha momentet, që në kohën kur djali i tij u largua për t’u paraqitur në polici dhe deri në momentin kur kanë gjetur trupin gati për tu varrosur.

Nikoll Marnikollaj, babi i Pëllumb Marnikollaj u shpreh: “Shkaktarët e vdekjes së djalit tim ma kanë krijuar policia e Athinës. Më datën 3 gusht djali ka shkuar për t’u paraqitur për të zbatuar ato rregullat e tyre sic do qytetar tjetër, për tu paraqitur për të firmosur dhe ka shkuar në polici dhe nuk ka dalë më i gjallë nga aty.”

Ai tha se do të vazhdojë rrugën ligjore deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve.

Ai ka shkuar me dëshirën e tij për të zbatuar rregullat e tyre, për të firmosur dhe për tu kthyer aty ka ka pasur adresën për tu kthyer, por ata e dhunuan, e masakruan dhe i morën edhe jetën. Ka qëndruar 8 ditë i humbur pa adresë, nuk kishim asnjë lloj informacioni. Jemi munduar të kontaktonim dhe kemi kontaktuar me avokatin, me rajonin e policisë aty dhe na është thënë që nuk është këtu”.

Sipas tij dita kur familja humbi kontaktin me të ishte data 3 gusht.


Ne do ta kërkojmë deri ku nuk shkon më. Por unë i bëj thirrje qeverisë shqiptarë, ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Drjtësisë, ambasadës shqiptare, por edhe shtetit grek që ta zbardhin të vërtetën dhe mos ta fshehin, por ta thonë si ka qenë puna dhe të vënë parapërgjegjësisë ata që shkaktuan vdekjen e tij.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postimi në FB, Rama thotë se Qeveria jo vetëm nuk ka heshtur, po e ka ndjekur dhe po e ndjek hap pas hapi këtë çështje.Rama ka publikuar edhe njëherë deklaratën e një dite më parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me çështjen, ku theksohet se janë në pritje të hetimeve paraprake dhe autopsisë mjeko-ligjore për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Rama:“Meqë disa komentues në këtë faqe, kanë ngritur shqetësimin pse po hesht qeveria për humbjen e jetës së një shtetasi shqiptar në një rajon policie në Athinë, sqarojmë se qeveria jo vetëm nuk ka heshtur, po e ka ndjekur dhe po e ndjek hap pas hapi këtë çështje!”