KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Florida, aligatori tërheq fëmijën në ujë, vazhdojnë kërkimet
aligator

Florida, aligatori tërheq fëmijën në ujë, vazhdojnë kërkimet

Policia në Florida është vënë në kërkim të një djali dy vjeç që u mor zvarrë në ujë nga një alligator pranë një vendi pushimi lojërash “Disney”. Djali ishte në bregun e Lagunës së Shtatë Detrave, kur u tërhoq në ujë nga aligatori. Babai i djalit hyri në ujë dhe u përpoq më kot ta tërhiqte djalin nga aligatori, tha Sherifi Jerry Demings. Pesëdhjetë policë dhe ekspertë të kafshëve të egra nisën kërkimet për fëmijën. Familja me tre fëmijë nga shteti i Nebraskës po pushonte pranë bregut të lagunës kur ndodhi incidenti, në orën 21:16 minuta me orën lokale. The Grand Floridian është një vendpushim luksoz në pronësi të Disney dhe është ngritur pranë “Magic Kingdom Park Disney”.