KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Florida, gjendet trupi i dy-vjeçarit të rrëmbyer nga aligatori
femija

Florida, gjendet trupi i dy-vjeçarit të rrëmbyer nga aligatori

Pas operacioneve të kërkimit me anije, helikopter dhe zhytës, policia ka arritur të gjejë trupin e djalit dy vjeçar, i cili u rrëmbye nga një aligator teksa qëndronte bashkë me familjen në bregun e një resorti Disney në Orlando të Floridas. Ka qenë sherifi i zonës Jerry Demings, i cili konfirmoi lajmin, duke shtuar se trupi i dy vjeçarit, i cili ishte i paprekur, është dërguar për ekzaminim dhe autopsi. Gjatë orëve të kërkimeve, autoritet në Orlando vranë 5 aligatorë, në përpjekje për të gjetur gjurmë të djalit, por nuk gjetën asnjë provë. Fëmija u rrëmbye nga aligatori të martën në mbrëmje teksa qëndronte në resortin Disney Grandet. Babai i djalit hyri në ujë për ta tërhequr nga aligatori, por gjithçka ishte e kotë, tha sherifi Jerry Demings. Sipas ekspertëve, aligatori që rrëmbehu djalin mendohet se është 2.13 metër i gjatë. Çifti nga Nebraska Matt dhe Melissa Graves ishin me pushime me tre fëmijët e tyre, ku fatkeqësisht kanë humbur nëjrin prej tyre. Resorti u mbyll pas tragjedisë, teksa i gjithë shteti i Floridas u shokua nga ngjarja e rëndë.