KRYEFAQJA » LAJME » Fluks i madh pushuesish në pikën e kalimit kufitar të Morines

Fluks i madh pushuesish në pikën e kalimit kufitar të Morines

15 ditëshi i parë i muajit gusht ka shënuar një fluks të madh të pushuesve në pikën e kalimit kufitar të Morines. Mësohet se vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar përmes kësaj pike kalimi mbi 25 mijë shtetas kosovar me destinacion bregedetin shqiptar. Me gjithë këtë fluks nuk janë shënuar rradhë të gjata pasi është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me 6 sportele.

Pushuesit nga ana tjetër shprehen të kënaqur për sigurinë rrugore, për procedurat e kalimit në kufi etj.

Turizmi ditor, me pushues kryesisht nga Kosova përbën një pjesë të rëndësishme të turizmit në tërësi dhe është një aset i rëndësishëm i ekonomisë.