KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » FMN dhe qeveria, shprehen optimiste për ekonominë shqiptare
FMN dhe qeveria, shprehen optimiste për ekonominë shqiptare

FMN dhe qeveria, shprehen optimiste për ekonominë shqiptare

Marrëdhëniet mes FMN dhe qeverisë shqiptare duket se janë në ditë të mira. Shefja e misionit të FMN-së, Anita Tuladhar dhe titullarët e lartë të ekonomisë shqiptare, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, dolën duke buzëqeshur në konferencën e përbashkët për shtyp.
Zonja Tuladhar tha se FMN mbështet punën që bën qeveria në luftën kundër informalitetit dhe masat e marra në këtë drejtim duhen parë si të drejta.
FMN dhe qeveria shqiptare ishin në një mendje kur deklaruan se rritja ekonomike do të jetë 2.7 për qind këtë vit, ndërsa vitin tjetër parashikohet të arrijë në 3.5 për qind.
Ministri i Financave Cani deklaroi atë cfare kishte nënvizuar një ditë më parë kryeministri Rama, gjatë vitit 2016 nuk do të rriten taksat. Madje ai tha se do ti ulë ato në disa sektorë, si në bujqësi apo në turizëm. “Ekonomia  ka marrë pjesën e vetë të lëvizjes drejt pozitivitetit, ekonmia dhe buxheti i 2016 do të mbulojë gjithë greminën e buxheteve të shkuara dhe do të shohë drejt pozitivitetit dhe sic do ta shihni në buxhetin e 2016, ne bashkë me FMN kemi vendosur të kemi sufiçit primar, si fillim me një shumë të vogël, por nga viti në vit do vijë në rritje” tha zoti Cani.
Ministri i financave pranoi që të ardhurat fiskale do të jenë më të ulta, por sipas tij si faktor kryesorë janë faktorë të jashtëm. Ka rënie të paparashikuara në cmimet e naftës, po kështu ka rënie të ndjeshme në minerale. Kemi inflacion më të ulët nga cfarë parashikonim, ishin disa nga argumentat e zoti Cani.
“Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, tha se “nëpërmjet dakortësisë me FMN dhe emetimit të eurobodnit qeveria shqiptare ka rikonfirmuar një mandate për të pastruar ekonominë nga borxhet, të pastrojë Shqipërinë nga informaliteti dhe fshehja e detyrimeve tatimore”.”E kaluara është lënë prapa. Ne kemi shlyer të gjitha borxhet që një qeveri e pabërgjegjshme na la” tha zoti Ahmetaj. Duke u ndalur tek rritja e pritshme ekonomike, ministri i zhvillimit ekonomik tha se “Vitin tjetër do të kemi një rritje rreth 3.4 për qind dhe do të kemi investime, si HEC Devoll, TAP-i, Skavica, Parku Industrial, apo edhe Resorte Turistike”.