KRYEFAQJA » LAJME » FMN lëvron këstin prej 36.1 mln euro për Shqipërinë
35.9 milione euro, kredia e radhës e FMN për Shqipërinë

FMN lëvron këstin prej 36.1 mln euro për Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi rishikimin e shtatë të marrëveshjes me Shqipërinë, duke konfirmuar se qeveria ka përmbushur të gjitha objektivat e programit të përbashkët. Miratimi nga bordi i drejtorëve ekzekutiv në Uashington i hap rrugë disbursimit të këstit të radhës prej 36.1 milionë euro.Në njoftimin zyrtar të fondit monetar, nënvizohet se ekonomia shqiptare po njeh rimëkëmbje të shpejtë.

Fondi monetar inkurajon qeverinë të vijojë me reformat strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit. Fokusi sipas FMN-së është reforma në drejtësi.

Edhe më herët në një raport, Fondi Monetar ndërkombëtar paralajmëronte se reforma në drejtësi do të jetë kritike për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Sipas Fondit, miratimi i kësaj reforme, mund të rris produktivitetin e ekonomisë shqiptare deri në 35 përqind.