KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FMN miraton ndihmën miliarda dollarëshe për Irakun
fmn

FMN miraton ndihmën miliarda dollarëshe për Irakun

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar programin prej 5.34 miliardë dollarësh, për ta ndihmuar sistemin financiar të Irakut. FMN-ja ka njoftuar mbrëmë se nga kjo kredi 3-vjeçare, menjëherë do të dërgohen 634 milionë dollarë te autoritetet e Irakut. FMN-ja ka theksuar se ky fond do të ndihmojë në stabilizimin e bilancit të pagesave të Irakut, do të sigurojë se Bagdadi mund t’i kryejë detyrimet e veta ndaj borxheve, i mbështet masat për mbrojtjen e të varfërve dhe për ta luftuar korrupsionin.