KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » FMN paralajmeron: mbroni buxhetin nga zgjedhjet
Raporti i FMN-së për Shqipërisë

FMN paralajmeron: mbroni buxhetin nga zgjedhjet

Fondi monetar ndërkombetar druhet se zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të rrezikojnë ecurin e reformave kryesore të ndërmarra në vend, ate të energjisë dhe luftën ndaj ekonomisë informale. Në raportin e fundit, ekspertët e FMN-së paralajmërojnë qeverinë të tregohet e kujdesshme pasi afrimi i zgjedhjeve të 2017 mund të zbehin disiplinën e politikave.
Një tjetër rrezik që fondi monetar sheh nga zgjedhjet e ardhshme lidhet me përformancën fiskale. Sipas eksperteve të FMN-së qeveria duhet të mbrojë buxhetin nga rënia e të ardhurave, fenomen që është konstatuar edhe në proçeset e mëparshme zgjedhore.
Morandumi i mirëkuptimit që qeveria firmosi me Fondin Monetar Ndërkombetar menjëherë pas ardhjes në pushtet në 2013 përfundon në shkurt të vitit të ardhshëm, pikerisht 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Nuk dihet nëse kjo marrëveshje do të rinovohet apo FMN do të mbetet në rolin e këshilluesit, ndaj dhe FMN nxitohet të paralajmërojë qeverinë për rrezikun e zgjedhjeve.