KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Projekti: “Novatorët e kulturës udhëheqin ndryshimin”

Projekti: “Novatorët e kulturës udhëheqin ndryshimin”

Trashëgimia jonë kulturore do të jenë në fokusin e një projekti, që ka bërë bashkë Fondacionin Amerikan për Zhvillim dhe Salzburg Global Seminar. Marrëveshja e nënshkruar mes kryetarit të bordit të Fondacionit Amerikan, Majkell Granof dhe Klere Shajn, zëvëndëspresidente e Seminarit, në prani dhe të ministres së kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashiakut Erion Veliaj, parashikon mbështetjen e talenteve, shfrytëzimin e aftësive të tyre në të mirë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ajo që më ka entuziazmuar në vitin ’95 kur erdha këtu për herë të parë ishin njerëzit që flisnin shumë gjuhë, njerëzit që pavarësisht asaj që kishin kaluar ishin shumë të interesuar për botën. Qëllimi i programit “novatorët e kulturës udhëheqin ndryshimin”, është pikërisht shfrytëzimi i këtyre potencialeve. Që shqiptarët të ndërgjegjësohen për trashëgimin e tyre kulturore, si dhe të jetojnë me të.

Programi parashikon që brenda tre vitesh të trajnohen 15 të rinj shqiptarë. Ata jo vetëm do të hartojnë projekte, por dhe do i zbatojnë ato në Shqipëri dhe jashtë saj. Projektet do të përfshijnë shoqërinë civile, sektorin privat etj.

Projekti financohet terësisht nga Fondacioni Amerikan për Zhvillim dhe kap shifrën 120 000 dollarë.