KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fondi Kuvajtjan i jep hua 40 milionë euro Shqipërisë
Fondi Kuvajtjan i jep hua 40 milionë euro Shqipërisë

Fondi Kuvajtjan i jep hua 40 milionë euro Shqipërisë

40 milionë USD është huaja që Fondi Kuvajtian do t’i japi Shqipërisë për rehabilitimin e rrugës së lumit të Vlorës. Marrëveshja e cila u firmos nga ministri i financave Arben Ahmetaj dhe drejtori i fondit kuvajtian për zhvillimin ekonomik Al Omar, nis menjëherë. Projekti përfshin punimet në rrugë në një gjatësi prej 94 km dhe parashikohet të nisë zbatimin brenda vitit 2016 dhe të përfundojë në fund të vitit 2019. Huaja e Fondit të Kuvajtit prej  rreth 40 milionë USD, ka  një periudhë maturimi 24 vjet ku përfshihet dhe periudha pa pagesë e principalit prej pesë vjetësh, së bashku me një kontribut të Qeverisë Shqiptare.