KRYEFAQJA » LAJME » Forimi Gruas i PS zgjedhje për drejtuesit në Korçë dhe Elbasan

Forimi Gruas i PS zgjedhje për drejtuesit në Korçë dhe Elbasan

Partia Socialiste nis me Korçën dhe Elbasanin riorganizimin e Forumit të Gruas,që pason përshtatjen me strukturat e reja dhe ndarjen territoriale. Kryetarja e forumit Xhaçka, e cilësoi garën si metodën për përzgjedhjen e më të mirave mes grave socialiste.

“Ne jemi të vetëdijshme për nevojën për të mbrojtur interesat tona e për të fituar respektin e komuniteteve tona. Vetëm me këto cilësi mund t’i imponohemi respektit të publikut dhe politikës në tërësi, që e quan krejt të parakohshme këtë barazi potenciale përfaqësimi, duke e konsideruar atë një dhuratë, një lëshim, ose më keq akoma, statistikë “ u shpreh Xhaçka.

Riorganizimi i Forumit të Gruas Socialiste,do të jetë një proçes i gjatë që do të shtrihet në të gjitha degët e partive dhe do të përfundoje në muajin dhjetor. Të gjitha strukturat e partisë zgjidhen nëpërmjet parimit “Një anëtar një votë”.