KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Formula 1, Hamilton fiton në Suzuka
Formula 1, Hamilton fiton në Suzuka

Formula 1, Hamilton fiton në Suzuka

Britaniku Luis Hamilton me Merecedesin e tij, fituan cimin e madh të Japonisë në Suzuka, duke ju afruar edhe më shumë fitores së titullit kampion bote për të dytin vit rradhazi. Ai bëri një nisje të shkëlqyer, sipas specialistëve vendimtare, duke parakaluar menjëherë shokun e skuadrës, Niko Rosberg dhe ruajti kryesimin deri në fund. Piloti britanik ka fituar 3 herë garën e Suzukas në Japoni, vetëm 1 fitore larg Sebastian Fetelit, por me gjysmën e sukseseve të Mikael Shumaherit.
Dita e 27 shtatorit 2015 do të mbahet mend nga Hamilton pasi barazoi legjendën e ndjerë, Airton Sena me 41 fitore gjithsej në karrierë, arritur në mënyrë të habitshme me të njëjtin numër garash si braziliani, 162.
Me 277 pikë kur duhen edhe 5 gara deri në fund të sezonit, anglezi 30-vjeçar duket më i sigurt se kurrë për të dalë sërish kampion i botës, me gati 50 pikë diferencë me Rosbergun, ndërsa ish-kampioni Fetel mbetet edhe më pas me Ferrarin e tij.