KRYEFAQJA » LAJME » Formularët e vetdeklarimit. KQZ nis procedurat e verifikimit
formularet e vetdeklarimit, kqz, verifikim, pasuri

Formularët e vetdeklarimit. KQZ nis procedurat e verifikimit

53 këshilltarë bashkiakë nuk kanë plotesuar dhe dorezuar brenda afateve ligjore formularet e vetdeklarimit . Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për verifikimin e të dhënave për të gjithë subjektet vetëdeklaruese pranë zyrave të gjëndjes civile dhe gjyqësore sikundër e kërkon ligji.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bën me dije se është funksionale struktura e posaçme për regjsitrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit . Deri në datën 4 maj kur ishte edhe afati i fundit i vetdeklarimit janë dorëzuar 1828 formularë nga 1836 funksionarë që kanë detyrimin ta plotësojnë këtë formular sipas ligjit.

Çdo rezultat i verifikimit nga struktura e posaçme do i relatohet KQZ shpjegon Hoxha dhe kjo e fundit ka kompetencën e vendimmarrjes në zbatim të dispozitave të ligjit për dekriminalizimin.